Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+

Data:

Shpërndaje:

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
Organizata STEP+ ka nisur zyrtarisht zbatimin e aktiviteteve të projektit evropian Leaders4Future, duke hapur një pikë të re mbështetëse për sipërmarrjen e grave të reja. Në qendër të kësaj nisme është Luisa Residi, e cila po udhëheq aktivitetet lokale të projektit dhe angazhimin e të rejave në rrugën drejt sipërmarrjes.
Pika e re mbështetëse synon të fuqizojë vajzat dhe gratë e moshës 18 deri në 30 vjeç, duke u ofruar mentorim, orientim profesional dhe mundësi konkrete për zhvillimin e ideve të biznesit dhe shndërrimin e tyre në iniciativa të qëndrueshme.
Hapja e kësaj pike vjen pas pjesëmarrjes së ekipit rinor të STEP+ në takimin ndërkombëtar të ndërtimit të kapaciteteve të projektit Leaders4Future, i zhvilluar në Athinë të Greqisë. Aty u shkëmbyen përvoja, metodologji dhe praktika të mira për promovimin e sipërmarrjes femërore dhe mbështetjen e grave të reja në zhvillimin e karrierës dhe biznesit.
Gjatë aktivitetit të organizuar në ambientet e STEP+, Luisa Residi prezantoi objektivat e projektit, aktivitetet e planifikuara dhe mundësitë që Leaders4Future ofron për vajzat dhe gratë e reja të interesuara për lidership, inovacion dhe sipërmarrje.
Një nga elementet kryesore të nismës është angazhimi i youth workers, të cilët do të mbështesin pjesëmarrëset gjatë gjithë procesit përmes mentorimit, këshillimit praktik dhe aktiviteteve trajnuese.
Pika mbështetëse tashmë ka hyrë zyrtarisht në funksion dhe do të shërbejë si një hapësirë e dedikuar ku të rejat mund të marrin ndihmë profesionale për zhvillimin e ideve të tyre sipërmarrëse, ndërtimin e planeve të biznesit dhe forcimin e aftësive të tyre profesionale.
Në muajt e ardhshëm, projekti do të përfshijë sesione mentorimi, punëtori praktike dhe aktivitete edukative që synojnë rritjen e vetëbesimit dhe kompetencave të grave të reja. Pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të përfshihen edhe në konkursin ndërkombëtar “Create Your Own Business Plan”, ku do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para ekspertëve dhe partnerëve të projektit.
Përmes kësaj nisme, Luisa Residi dhe STEP+ synojnë të krijojnë një mjedis ku gratë e reja të ndihen të mbështetura, të inkurajuara dhe të afta për të zhvilluar iniciativa që kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik dhe në zhvillimin e komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

LSM: Shporta minimale sindikale në gusht arrin 68.675 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht të vitit 2026 është 68.675 denarë ku krahasuar me vlerën...

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...