6 miliardë euro për investime kapitale! Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje

Data:

Shpërndaje:

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot në Londër nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim politik dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendit i vihen në dispozicion 6 miliardë euro për financimin e projekteve kapitale. Siç theksoi Nikolloski, marrëveshja përfshin zhvillimin e sektorëve kyç si transporti, shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe mjedisi jetësor. Ai e vlerësoi këtë si marrëveshjen më të madhe ekonomike në historinë e vendit, dhe njoftoi se do të përdoret ekspertiza britanike për të përmirësuar administratën dhe sektorin e biznesit në Maqedoni. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, e quajti këtë ditë, historike për vendon tonë.

“E shohim këtë si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e të gjithë shtetit. Tashmë kemi tre projekte të gatshme: hekurudha e shpejtë e Korridorit 10, projekti për spitalet, si dhe projekti arsimor për Fakultetin e Mjekësisë. Në periudhën në vijim do të kërkojmë projekte të reja në sektorët e energjetikës dhe mjedisit, por edhe në fusha të tjera”, tha Nikolloski

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...