Zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve- qëllimi ynë është që shpallja të arrijë deri te sa më shumë qytetarë

Data:

Shpërndaje:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se, për shkak të interesimit të madh dhe reagimit pozitiv nga qytetarët, zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për angazhimin e 400 zjarrfikësve në mbarë vendin deri më 23 korrik, e mërkurë.

Vendimi për zgjatjen e afatit është marrë me qëllim që t’u jepet mundësi sa më shumë qytetarëve të interesuar të aplikojnë, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një masë të rëndësishme e cila drejtpërdrejt forcon kapacitetet e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim, sidomos në prag të sezonit veror dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

Kjo masë, e cila del nga Plani për Punësim 2025, paraqet një investim sistematik dhe thelbësor në sigurinë publike dhe kujdesin për qytetarët. Angazhimi i 400 zjarrfikësve është hapi i parë i tillë i madh pas më shumë se një dekade dhe i përgjigjet drejtpërdrejt mungesës shumëvjeçare të kuadrove në njësitë zjarrfikëse.

Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e një sistemi funksional, të shpejtë dhe efikas për mbrojtje dhe i fton qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë. Thirrja është e hapur për të gjithë personat e kualifikuar, ndërsa të gjitha detajet për aplikim janë të disponueshme në ueb-faqet zyrtare të komunave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...