Zëvendësministri Hoxha: Struga s’ka nevojë për garë politike, Mendi Qyra përfaqëson unitetin qytetar

Data:

Shpërndaje:

Zëvendësministri i Bujqësisë nga radhët e koalicionit VLEN, Albrim Hoxha, duke përshëndetur kandidaturën e biznesmenit Mendi Qyra për komunën e Strugës, theksoi se në kushte normale kjo komunë nuk do të duhej të kishte nevojë për garë politike për kryetar.

Hoxha shprehet se figura si Mendi Qyra përfaqësojnë unitetin qytetar dhe vlera që shkojnë përtej përkatësive partiake.

“E vetmja garë duhet të jetë ajo për përbërjen e Këshillit Komunal”, thekson ai.

Duke e cilësuar Strugën si viktimë të keqqeverisjes dhe interesave të ngushta për shumë vite, Hoxha paralajmëron se rikthimi i mendësive dhe figurave që kanë përfituar nga qyteti do të ishte një kthim mbrapa që nuk duhet lejuar.

Ai vlerëson kontributin e Mendi Qyrës, duke thënë se ai ka dhënë shumë për Strugën pa mbajtur ndonjë funksion zyrtar.

“Ai nuk vjen për të marrë, por për të dhënë – ashtu siç ka dhënë ndër vite për Strugën tonë,” përmbyll reagimin e tij Zëvendësministri Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...