Zëvendëskryeministri Nikolloski pas takimit me UKEF në Londër: Fondet prej 6 miliardë euro janë konfirmuar dhe vihen në dispozicion për projekte kapitale në Maqedoni

Data:

Shpërndaje:

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili kryeson delegacionin zyrtar të Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, realizoi takim me përfaqësues të Instrumentit për Mbështetje të Financimit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar – UKEF, ku u diskutua për detajet lidhur me fondet që i vihen në dispozicion Maqedonisë për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Më poshtë deklarata integrale e zëvendëskryeministrit Nikolloski:

“Sapo përfundoi takimi më i rëndësishëm që e kishim në agjendë, ai me përfaqësuesit e Instrumentit për Mbështetje të Financimit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar – UKEF, ku diskutuam për detajet e fondeve që Maqedonia mund t’i përdorë në periudhën në vijim.

Bëhet fjalë për 5 miliardë funta që i vihen në dispozicion Maqedonisë, diçka që u konfirmua nga UKEF dhe me kënaqësi mund të them se këto 5 miliardë funta, përkatësisht 6 miliardë euro, pas këtij takimi definitivisht i vihen në dispozicion Maqedonisë.

Këto mjete mund të përdoren për financim të projekteve, që do të thotë se janë të lidhura me projekte që do të sjellin vlerë të shtuar për Maqedoninë. Bëhet fjalë për projekte në fushën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës dhe mjedisit jetësor.

Tashmë kemi diskutuar për tre grupe projektesh: e para është hekurudha e shpejtë në Korridorin 10 nga Tabanoc deri në Gjevgjeli; e dyta është ndërtimi dhe rindërtimi i spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip; dhe e treta është ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë së bashku me konviktin studentor në Shtip. Pra, këto janë tre grupe projektesh që tashmë janë konfirmuar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy qeverive nesër dhe ratifikimit të saj në Kuvend, do të fillojmë bisedimet zyrtare lidhur me mënyrat e financimit dhe realizimit të këtyre projekteve dhe shumë shpejt do të dalim me detaje. Dua të përmend se me mua është edhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, nesër do të na bashkohet edhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ndërsa me mua është edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike të Infrastrukturës Hekurudhore, anëtarë të kabinetit tim, kështu që presim një vizitë të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani pasojnë takimet politike – do të kem takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ministrin e Mbrojtjes, ndërsa nesër me ministrin për Ekonomi dhe Eksport me të cilin së bashku do ta nënshkruajmë Marrëveshjen ndërmjet dy Qeverive, kështu që vërtet kemi një agjendë të frytshme.

Te ne marrëveshja do të kalojë nëpërmjet ratifikimit në Kuvend, në Mbretërinë e Bashkuar miratohet nga Qeveria dhe procedura është pak më e thjeshtë, pas çka ajo bëhet efektive dhe më pas hyjmë në negociata për realizimin e marrëveshjeve. Unë thashë që ambicia ime është që gjatë verës të kemi marrëveshje konkrete, ndërsa në fund të vjeshtës të fillojë puna në terren” – deklaroi nga Londra zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...