WhatsApp tejkaloi tre miliardë përdorues mujor

Data:

Shpërndaje:

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp i kompanisë Meta aktualisht ka mbi 3 miliardë përdorues mujor, bëri të ditur shefi i kompanisë Mark Zuckerberg gjatë një video-konference mbi rezultatet e tremujorit të parë të kompanisë, transmeton Anadollu.

Pasi arriti 2 miliardë përdorues aktiv mujor në vitin 2020, aplikacioni tani është ndër të paktët e zgjedhur, përveç Facebook-ut, po ashtu e kompanisë Meta, që tejkalon 3 miliardë përdorues.

Për shkak të bazës së madhe të përdoruesve, WhatsApp është një biznes i madh i kompanisë Meta, veçanërisht tani që kompania ka vendosur një pjesë të madhe të aksioneve në qasjen e saj të inteligjencës artificiale.

Aplikacioni, sipas kompanisë, është një nga kanalet e saj më të mëdha të shpërndarjes për shërbimet e inteligjencës artificiale.

“Ne shohim njerëz që angazhohen me inteligjencën artificiale të Meta-s në të gjithë familjen tonë të aplikacioneve”, tha gjatë video-konferencës Susan Li, drejtoreshë financiare e kompanisë.

Zuckerberg tha se edhe pse WhatsApp i bën aftësitë e inteligjencës artificiale lehtësisht të arritshme, kompanisë së tij i është dashur të miratojë një strategji ndryshe për të inkurajuar përdorimin e produkteve të saj të inteligjencës artificiale në vende si SHBA-ja, ku shumica e përdoruesve ende preferojnë të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin përmes aplikacioneve standarde të porosive në telefonat e tyre.

“Shpresojmë të bëhemi lider me kalimin e kohës (në tregun e mesazheve në SHBA), por atje jemi në një pozicion ndryshe nga ajo si jemi në pjesën më të madhe të botës në WhatsApp”, tha Zuckerberg.

Sipas kompanisë META, WhatsApp Business, platforma komerciale e aplikacionit të mesazheve, po zgjerohet dhe po kontribuon ndjeshëm në 510 milionë dollarë të ardhura të gjeneruara nga familja e aplikacioneve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...