Vlora Marina, nga vizioni në realitet

Data:

Shpërndaje:

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para.

Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe Ëorld Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

 

Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

 

Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...