Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620%, është kthyer në zgjedhjen më të shpeshtë për kursime

Data:

Shpërndaje:

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të blerë do të ishte 72 mijë euro.

Kjo rritje e konsiderueshme ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin arin si alternativë ndaj kursimeve tradicionale në banka, të cilat shpesh nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj inflacionit.

Që para një muaji çmimi i arit tejkaloi kufirin e 3000 dollarëve, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët.

Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimit të arit, me disa që sugjerojnë se deri në fund të vitit 2025, çmimi mund të arrijë 3300 dollarë për ounce, dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për ounce, i barabartë me 28.3 gram ar.

Analistët paralajmërojnë se kjo paqëndrueshmëri mund të zgjasë derisa të qartësohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Investitorët po ndjekin me kujdes hapat e ardhshëm të qeverive amerikane dhe kineze, veçanërisht njoftimet e reja lidhur me politikat doganore.

Sipas llogaritjeve të Shoqatës së Kompanive të Minierave ËGC, arin u shtrenjtua më shumë se 28 për qind vitin e kaluar për shkak të kërkesës së fortë nga bankat qendrore dhe investitorët gjatë periudhës së tensioneve të shtuar gjeopolitike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...