Viti 2025 nis me rritje çmimesh, këto janë produktet e shtrenjtuara

Data:

Shpërndaje:

Viti 2025 ka nisë me lajme jo të mira për qytetarët e vendit sa i përket çmimeve. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit janë ngritur prej 1,5 për qind në muajin janar 2025, krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar. Derisa, norma e inflacionit mujor ishte 0,7 për qind në muajin janar 2025.

Sipas ASK-së rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa kategori kryesore të konsumit.

Në krahasim me dhjetorin 2024, çmimet janë rritur më së shumti te perimet, energjia elektrike, duhani, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, kafeja, çaji dhe kakao, si dhe produktet e tjera ushqimore si mishi dhe pemët.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit: perimet 5,2%, energjia elektrike 2,8%, duhani 2,5%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 2,3%, kafja, çaji dhe kakao 1,9%, mishi 1,8%, pemët 1,7%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 1,0% dhe qumështi, djathi dhe vezët (0,6%) dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it“, thuhet në raportin e ASK-së.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...