Tripunovski: Prodhimi vendor i grurit mbi 280 mijë tonë – 9 mijë tonë për rezervat shtetërore

Data:

Shpërndaje:

Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kemi një rritje prej 2% të sipërfaqeve të mbjella me grurë në vitin 2025. Sipas të dhënave fillestare nga institucionet shkencore dhe vrojtimet në terren, kemi një rritje të konsiderueshme të rendimentit mesatar, i cili në nivel shtetëror këtë vit do të jetë mbi 4 tonë për hektar”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Këto 70 mijë hektarë që kemi të evidentuara si të mbjella me grurë do të japin një mesatare shumë më të lartë se vitet e kaluara. Do të sigurojmë një prodhim prej 280 deri në 300 mijë tonë grurë, me çka do të plotësohen nevojat vendore,” shtoi ai.

Ministri theksoi se në të kaluarën vërejtja kryesore ishte se shteti lejonte që rezervat shtetërore të mbusheshin me grurë të importuar, në vend që të mbusheshin nga prodhimi vendor.

“Në mbledhjen e qeverisë morëm vendim që, përmes Agjencisë për Rezervat Shtetërore të Mallrave, nga bujqit individualë të bëhet blerja e 9 mijë tonëve grurë për nevojat e rezervave shtetërore,” sqaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se rezervat shtetërore do të mbushen në disa rajone të Maqedonisë: në rajonin e Manastirit, në rajonin e Prilepit, pjesërisht në Ovçepoli dhe në Maqedoninë Perëndimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Një letër e pazakontë e gjigantit saudit Saudi Aramco drejtuar blerësve të saj këtë javë ka shpërndarë valë...