TRENDAFILOV: VETËM PUNËTORË TË PAGUAR MUND TË JENË PRODUKTIV

Data:

Shpërndaje:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mbetet e qëndrimit se jo vetëm paga minimale, por edhe në përgjithësi pagat në Maqedoni duhet të rriten. Siç tha sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov, vendi është një nga shtetet në rajon me pagë minimale më të ulët dhe mesatare, ndërsa ana e kundërt, Qeveria ose punëdhënësit, nuk kanë asnjë fjalë për një hap serioz.

“Punëtorët në Maqedoni janë më pak të paguar në Ballkan, e lëre më në Evropë. Fatkeqësisht, ne jemi një nga vendet në rajon me pagat mesatare dhe minimale më të ulëta. Nuk dëgjojmë nga ana e kundërt, as nga Qeveria, as nga punëdhënësit të bëjnë ndonjë hap serioz përpara, edhe pse dëgjuam se në Serbi nga 1 tetori paga minimale do të jetë 500 euro, aq sa kërkon LSM-ja në Maqedoni dhe nga 1 janari do të jetë 550 euro. Edhe me pagë më të madhe nga ajo që kërkojmë, punëtorët, për fat të keq, po largohen nga vendi, por jo vetëm për shkak të pagave, por edhe të pakënaqur me kushtet në të cilat jetojmë”, theksoi Trendafilov para konferencës së Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) me rastin e 20 vjetorit të saj.

Ai përmendi se produktiviteti duhet të targetohet vetëm përmes një pune – rritja e pagave.

“Punëtorët tanë në Mal të Zi, Slloveni, Gjermani, Serbi, Kroaci, Austri janë produktivë sepse atje pagat janë tre deri në katër herë më të larta se tek ne”, tha Trendafilov duke shtuar se nëse punëdhënësit planifikojnë të mos i paguajnë punëtorët siç e bëjnë atë sot, nuk mund të presin rritje të produktivitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...