Trend ose turp? Si ndikojnë markat në rrjetet sociale?!

Data:

Shpërndaje:

Kur të gjithë në shkollë kanë atlete të shtrenjta dhe rroba me marka, ndihesh jashtë loje. E blen, edhe nëse s’mundesh.

Kjo është një ndjenjë e përbashkët mes shumë të rinjve në vende si Maqedonia e Veriut, Shqipëria apo Kosova, ku ndikimi i rrjeteve sociale dhe trendet e modës janë bërë pjesë e pandashme e identitetit rinor.

Sot, dukja është kthyer në “kartë hyrëse” për të qenë i pranuar në grup, më shumë se kurrë më parë. Influencerët në TikTok dhe Instagram promovojnë një stil jete “perfekt”, ku çdo detaj – nga rrobat, çanta, këpucët, deri tek telefoni – duhet të jetë i përditësuar, i shtrenjtë dhe në modë.

Sipas një sondazhi jozyrtar mes të rinjve në disa shkolla të mesme në rajon, 8 nga 10 të intervistuar pranojnë se ndihen nën presion për të ndjekur trendet, edhe kur familjet nuk mund ta përballojnë financiarisht këtë. Prindërit shpesh paguajnë për rroba dhe pajisje që fëmijët e tyre i kërkojnë vetëm për të mos u ndjerë ndryshe apo më pak se të tjerët.

×

“Nuk dua të dukem ndryshe nga të tjerët” – thot një nxënëse 16 vjeçare

Ky presion nuk është vetëm çështje e dukjes. Shpesh, ai kalon në ndjenja pasigurie, krahasimi, ulje vetëbesimi dhe përjashtim social. Për shumë adoleshentë, mungesa e “dukjes së duhur” lidhet drejtpërdrejt me mungesën e vlerës personale

Çfarë ndodh në Bashkimin Evropian?

Në vendet e BE-së, ky fenomen ekziston gjithashtu, por trajtohet me më shumë vetëdije. Në shkolla të ndryshme evropiane është futur edukimi për trendet dhe ndikimin e rrjeteve sociale, ku nxënësit mësojnë të dallojnë realitetin nga imazhet e manipuluara dhe të ndërtojnë vetëvlerësim të shëndetshëm.

Fushata si “BeReal”, iniciativa për shëndetin mendor tek të rinjtë, dhe kufizimi i reklamave të influencuesve ndaj të miturve janë disa nga mënyrat sesi vendet anëtare po tentojnë të mbrojnë adoleshentët nga presioni i dukjes dhe konsumizmit.

Në Ballkan, megjithëse ndjeshmëria po rritet, mungesa e edukimit emocional dhe kritikes vizuale në shkolla, bashkë me ndikimin e fortë të rrjeteve sociale, lë të rinjtë më të pambrojtur ndaj këtij realiteti. Të qenit “jashtë trendeve” shpesh barazohet me të qenit “jashtë shoqërisë”.

Të dukesh bukur nuk është gabim. Por kur moda dhe rrjetet sociale fillojnë të kontrollojnë vetëvlerësimin dhe sjelljen e të rinjve, atëherë jemi përballë një problemi më të thellë.

Ky shkrim është përgatitur nga pjesmarësit e aktiviteteve të projektit “Me të Rinj, Art dhe Gazetari – Drejt Rrugës së BE-së”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 përmes ALDA Balkans, Eurothink dhe BIRC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

20 vjet OEMVP feston me TOP 100™ 2025 — ceremonia më e madhe e biznesit në Maqedoninë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) fton mediat të marrin pjesë në edicionin e 16-të të TOP 100™, ngjarja...

Forumi i Biznesit Greqi – Maqedonia e Veriut në Odën Ekonomike

Më shumë se 60 kompani nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën sot në Odën Ekonomike të...