“Të punësuarit në sektorin privat meritojnë paga më të larta”

Data:

Shpërndaje:

Lidhja e Sindikatave të RMV-së kërkon që pagat në sektorin privat të rriten menjëherë. Nënkryetari i LSM-së për sektorin privat Ivan Peshevski ka deklaruar se të punësuarit në sektorin privat meritojnë kushte pune dinjitoze dhe paga më të larta, për shkak se siç thotë ai sektori privat në vend është nxitësi kryesor i gjendjes ekonomike të vendit.

IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LSM-SË

Sektori privat në Maqedoni është nxitësi kryesor i situatës ekonomike të vendit. Sektori privat është diçka që duhet përmirësuar menjëherë me staf dhe të rinjë të kualifikuar. Por këto dy punë kërkojnë kushte pune dinjitoze dhe të sigurta dhe paga më të larta. Pagat më të larta nuk janë një pagë prej 500 eurosh, por një pagë minimale prej 500 eurosh që do të shumëzohet me koeficientin e përcaktuar në mënyrë që pagat në këtë sektor të kalojnë 50 dhe 60,000 denarë, aq sa është minimumi që duhet të marrin punonjësit në sektorin privat”.

Peshevski më tej tha se kërkesa e tyre vlenë për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat dhe theksoi se nëse pagat nuk rriten shpërngulja e fuqisë punëtore nga vendi do të jetë edhe më e madhe.

IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LSM-SË

Sidomos ata që para disa ditëve deklaruan se ka mungesë stafi në vend. Do të ketë edhe më shumë nëse nuk i rrisni pagat. Me gjithë respektin e duhur për disa punëdhënës nga sektori privat, të cilët respektojnë si ligjin ashtu edhe marrëveshjen kolektive, këto probleme i kanë tejkaluar prej kohësh, por kjo është një përqindje shumë e vogël e numrit të përgjithshëm të të punësuarve”.

Peshevski rikujtoi se në protestën e 1 majit do të kërkohet zgjidhje për të gjitha problematikat e të punësuarve në vend. Ai i bëri thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve që të marrin përgjegjësi për situatën aktuale dhe të mundësojnë një rritje të menjëhershme të pagave në sektorin privat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...