Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

Data:

Shpërndaje:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare, duke e cilësuar atë si problemin më të madh të çdo familjeje sot.

“Çdokush që më kontakton e ka si problem kryesor shtrenjtimin e jetesës. Rritja e çmimeve me rreth 20% për produktet bazë të shportës gjatë viteve të fundit ka bërë jetën e një familjeje shqiptare pothuajse të pamundur”, theksoi Tabaku.

Tabaku sjell shembullin e një familjeje të vogël me katër anëtarë, e cila shpenzon mesatarisht 38,700 lekë në muaj vetëm për ushqime. “Ç’mund të bëjë një familje me dy paga minimale prej 40 mijë lekësh? Ç’të paguajë më parë, si mund t’ia dalë?”, u shpreh Tabaku, duke theksuar se edhe paga minimale nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë bizneset.

Deputetja demokrate kritikoi faktin se Shqipëria renditet e fundit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, sa i përket rritjes së pagave. Sipas saj, kjo situatë është pasojë e mungesës së konkurrencës në treg, zhvlerësimit të euros dhe rënies së të ardhurave të disponueshme për familjet.

“Ky model ekonomik punon vetëm për një pakicë. Shumica e qytetarëve ndihen të lënë pas dore, sepse nuk ka shpërndarje të barabartë të rritjes ekonomike dhe të ardhurave”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, zgjidhja është e thjeshtë dhe kërkon vetëm vullnet politik, një vullnet që qeverisë aktuale i ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...