SPQ “8 Shtatori” do të rindërtohet deri në tetor, ndërsa do të rinovohet edhe Aeroporti i Ohrit

Data:

Shpërndaje:

Kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski paralajmëroi sot në konferencë për shtyp rikonstruksione të Spitalit Ushtarak “8 Shtatori” dhe Aeroportit në Ohër “Shën Apostull Pavle”, objekte me rëndësi jetike për qytetarët.

Shëndetësia, duhet të theksoj, ishte një nga fushat më të neglizhuara, ku neglizhenca e vazhdueshme nga qeveria e kaluar çoi në degradimin e mëtejshëm të spitaleve dhe kapaciteteve tashmë të amortizuara. Këtu dua të shpreh mirënjohje për një pjesë të madhe të stafit të përkushtuar shëndetësor, i cili, edhe në kushte të tilla, vazhdoi të punojë me përkushtim dhe pavarësisht kushteve nën standard dha maksimumin e tij”, theksoi Mickoski.

Ai shprehu mirënjohje ndaj nënkryetarit të Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, si dhe drejtorit të Spitalit “8 Shtatori”, Dr. Sinisha Stojanovski, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre projekteve.

“Në përgjithësi, këto janë investime dhe ndërhyrje të mëdha për objekte që kanë rëndësi thelbësore për shtetin tonë. Me përkushtim vazhdojmë të zgjidhim problemet, të krijojmë vlerë të shtuar dhe të luftojmë për një jetë më të mirë për qytetarët. Është e rëndësishme të dihet se duhet të ecim përpara dhe që Maqedonia të jetë përsëri e juaja”, shtoi më tej kryeministri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...