Gzim Hasani, CEO dhe partner i smzh ag, me këtë rast ka komentuar: “Me hapjen në Frauenfeld, ne po dërgojmë një sinjal të qartë për afërsinë e klientëve dhe cilësinë e shërbimit. Është e rëndësishme për ne që të jemi të pranishëm aty ku janë klientët tanë në mënyrë që të jemi në gjendje t’u ofrojmë atyre këshillat më të mira të mundshme”.

Zgjerimi, përveç që krijon 24 vende të reja pune në Frauenfeld, gjithashtu u ofron të talentuarve dhe atyre që bëjnë ndërrim të karrierës mundësinë për t’u vendosur dhe zhvilluar më tej në këtë fushë interesante. smzh ag është krenare që është një punëdhënës tërheqës në rajon dhe që kontribuon në ekonominë lokale.

E filluar në Cyrih, smzh ag tani ka  lokacione edhe në Arosa, Lucern, Aarau, Bern, Buchs SG dhe tani në Frauenfeld. Përveç kësaj, kompania do të hapë vende të tjera në St. Gallen, Sursee, Basel, Baden, Chur dhe Pfäffikon SZ gjatë vitit 2024.

Photo Galerie: Gallery