Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat më të fundit mbi ekonominë globale dhe vendase, si dhe zhvillimet në tregjet financiare, në kontekstin e politikës monetare.
Vendimi për normën e interesit merret në kushte të rritjes së pasigurisë globale për shkak të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, i cili tashmë po ndikon në çmimet e energjisë dhe furnizimet me naftë, theksoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllavevski.


