Shukova: Tregtarët e Shkupit po punojnë në kushte të këqija

Data:

Shpërndaje:

Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Shkupit, Kaja Shukova,ka vizituar tregun në Taftalixhe së bashku me Maja Mojosova, kandidate për kryetare të komunës së Karposhit

 

“Sot ishim në tregun Taftallixhe së bashku me Maja Mojosova, kandidaten tonë për Karposh. Dëgjuam nga afër problemet e shitësve të tregut”, tha Shukova.

Ajo theksoi se kushtet e punës janë të këqija, veçanërisht në temperatura jashtëzakonisht të larta.

“Në temperatura kaq të larta, është e vështirë të ulesh në një tezgë gjithë ditën, nuk kanë kushte, por duhet të jenë aty. Ata punojnë shumë, me ndershmëri dhe meritojnë kushte më të mira pune.”

Kërkesa kryesore që u theksua nga shitësit është e qartë:

“Kërkesa më e zakonshme që dëgjuam ishte e thjeshtë – një treg i mbyllur me kushte normale pune.”

Në këtë drejtim, Shukova theksoi se zgjidhja është tashmë pjesë e programit të saj.

“Në programin tim, kam projekte specifike për mbylljen dhe modernizimin e tregjeve të qytetit. Tregjet do të jenë hapësira të gjalla, të sigurta dhe funksionale si për shitësit ashtu edhe për blerësit”, tha Shukova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...