Shtrenjtohet bileta e autobusit në Korçë, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion. Qytetarët të revoltuar

Data:

Shpërndaje:

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do të zgjatet. Kjo situatë ka shkaktuar acarimin e qytetarëve të cilët theksojnë se këto ndryshime shkojnë kundër interesit të përdoruesve të autobusëve.

Për qytetarët ndryshimi i çmimit të biletës dhe kohës së pritjes është i papranueshëm.

 

“Jo nuk duhet të ngrihet. Pse duhet të ngrihet? S’ka arsye. Është kohë e largët, nuk është e leverdishme për njerzit”,-shprehet një qytetar.

“Nuk është e arsyeshme. Ne mirë e kemi kohën, pse ta ngrenë? Orarin e kemi tamam. Nuk e përballojmë dot”,-tha një tjetër.

“Nuk me duket normale se jemi fukarenj. Çdo bëj më 100 mije lek? Ku pres dot unë, këta ikin fare nga ligji, nuk mendojnë për popullin, janë hajdute”,-tha një qytetar.

Shërbimi urban në qytetin e Korçës dhe disa rrethina përballet me një situatë të vështirë, pasi çmimi i biletës është rritur nga 30 në 40 lekë, ndërsa koha e pritjes për autobusët është shtuar nga 25 në 45 minuta.

Shkak për këtë situatë është bërë tërheqja e subjektit privat “Ortakëria Korçare,” që prej vitesh administronte linjat e shërbimit urban në qytet. Burime pranë Bashkisë Korçë bëjnë me dije se subjekti privat ka lajmëruar prej pesë muajsh për vështirësi financiare, duke argumentuar se shpenzimet për shërbimin urban janë më të larta se të ardhurat, pavarësisht subvencioneve nga bashkia. Kjo ka çuar në ndërprerjen e kontratës mes bashkisë dhe subjektit privat e krijimin e një kontrate të re, me kushte të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...