Shtetet më të cilët ka më shumë shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka shënuar një deficit tregtar prej 604.7 milionë euro. Në krahasim me vitin e kaluar, eksporti dhe importi kanë shënuar rritje, transmeton Portalb.mk

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – shkurt të vitit 2025 është 1.2 miliard euro, ndërsa vlera e importit 1.8 miliard euro”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 67 përqind.

Në krahasim me periudhën e njëjtë, eksporti shënoi rritje për 1.8 përqind, ndërsa importi 5.1 përqind.

“Në periudhën janar – shkurt të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...