Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale “DeepSeek”

Data:

Shpërndaje:

Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të saj në Korenë e Jugut, derisa të zgjidhë shqetësimet e privatësisë në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi. Eksperti i sigurisë kibernetike Joseph Steinberg reagon ndaj njoftimeve dhe shqetësimeve të veçanta për privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit DeepSeek.

DeepSeek është një aplikacion kinez i inteligjencës artificiale që shihet si rival i programit amerikan ChatGPT. Programi përdoret nga miliona përdorues në mbarë botën, por gjithnjë e më shumë qeveritë po shprehin shqetësime në lidhje me sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve të këtij aplikacioni.

Komisioni i Koresë së Jugut për Mbrojtjen e Informacionit Personal tha se aplikacionet e kompanisë DeepSeek u hoqën nga tregu dixhital vendas të shtunën në mbrëmje dhe se kompania ra dakord të punonte me agjencinë për të forcuar mbrojtjen e privatësisë përpara se aplikacionet të rifuteshin në treg.

Një analizë e fundit nga firma Wiseapp Retail zbuloi se DeepSeek u përdor nga rreth 1.2 milionë përdorues në Korenë e Jugut gjatë javës së katërt të janarit, duke u bërë programi i dytë më i kërkuar i inteligjencës artificiale pas programit ChatGPT.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Joseph Steinberg, thotë se rreziqet e përdorimit të programit DeepSeek mund të mos jenë të dukshme tani, por se e ardhmja është e pasigurt.

Është vërtet shumë e vështirë të parashikosh se cilat janë rreziqet. Por një gjë është e sigurt, nëse keni një inteligjencë artificiale që prodhohet në Kinën komuniste, qoftë tani apo në të ardhmen, qeveria kineze mund të marrë informacion prej saj dhe ndoshta është shumë më tepër informacion sesa njerëzit mendojnë“, thotë zoti Steinberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...