Shkrihet Agjencia e Turizmit, kompetencat i kalojnë Ministrisë

Data:

Shpërndaje:

Me ndryshimet ligjore që janë dorëzuar në Parlament, kompetencat për promovimin e turizmit i kalojnë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ndërkohë që Agjencia për promovimin e turizmit, e themeluar në vitin 2013 nga qeveria do të shkrihet, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore. Agjencia u krijua nga Qeveria me misionin për të promovuar potencialin turistik të vendit në tregjet e huaja dhe për të mbështetur projektet që synojnë zhvillimin e turizmit. Ndër përgjegjësitë e Agjencisë ishin prezantimi profesional i ofertës turistike, përgatitja e analizave të potencialit të tregut turistik vendas dhe të huaj, përgatitja dhe zbatimi i Programit për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, përgatitja e analizave të rezultateve të arritura nga zbatimi i Programit, zbatimi i një procedure për subvencionimin e tregtisë së organizuar turistike të huaj në Maqedoni. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të MKT, miraton një Program vjetor për Zhvillimin e Turizmit. Me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të turizmit dhe vendosjen e çmimeve më konkurruese për aranzhimet turistike për turistët e huaj, Ministri i Kulturës dhe Turizmit do të përcaktojë mënyrën, llojin dhe shumën e subvencioneve”, thuhet në propozim.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Parlament, ministri i Kulturës dhe Turizmit duhet të krijojë një Këshill për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, si një organ ekspert dhe këshillimor për të, që përbëhet nga kryetari dhe 14 anëtarë, që emërohen dhe shkarkohen direkt nga ministri. Katër përfaqësues nga dhomat e tregtisë së turizmit, shtatë përfaqësues nga shoqatat, dy përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë në fushën e turizmit, një ekspert në fushën e turizmit dhe marketingut, me të paktën dhjetë vjet përvojë në turizëm dhe marketing, me propozim të ministrit dhe një përfaqësues nga komunat. Me ndryshimet ligjore, subvencionet për turistët e huaj do të sigurohen nga MKT. “Me qëllim nxitjen e turizmit të organizuar të huaj, zhvillimin më të shpejtë të turizmit dhe vendosjen e çmimeve më konkurruese për aranzhimet turistike për turistët e huaj, ofruesit e aktiviteteve turistike dhe operatorët turistikë mund të paraqesin kërkesë për subvencione për qëndrimin e turistëve të huaj në RMV për një pjesë të shpenzimeve të trafikut të organizuar turistik ajror, rrugor dhe hekurudhor dhe tureve të kombinuara dhe vajtje-ardhje në vitin aktual”, thuhet në ligj.

Ndërkohë që pajisjet, inventari dhe sendet e tjera, arkivat, dokumentacioni, Regjistri i kërkesave të paraqitura dhe vendimeve të lëshuara për subvencionimin e turizmit të organizuar të huaj, asetet dhe pronat operative, kërkesat dhe zgjidhjet e detyrimeve, si dhe asetet e tjera të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit do të merren në dorëzim nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në përputhje me këtë ligj, brenda një muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Mjetet e derdhura në llogaritë e Agjencisë do të transferohen në llogaritë e MKT, ndërsa punonjësit do të transferohen në MKT. Në raportin më të fundit të Revizionit janë evidentuar sfida serioze në përmbushjen e përgjegjësive ligjore për zhvillimin e turizmit, dobësi në planifikim, zbatim të aktiviteteve të programit, menaxhim të fondeve dhe pajtueshmëri me rregulloret ligjore, duke rezultuar në shfrytëzim jo të plotë të potencialit turistik dhe efekt të kufizuar të masave të marra për të promovuar dhe mbështetur turizmin, thuhet në raport. (koha.mk)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...