Shifrat: Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar në 2024-ën

Data:

Shpërndaje:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën të ditur se në 2024-ën janë punësuar në vendin tonë mbi 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune.

“Rritja e numrit të të huajve ka si arsye rritjen ekonomike që ka pësuar vendi. Në vitin 2024 janë të regjistruar 700 mijë të punësuar në listëpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet drejtoresha e Shërbimit të Tregut të Punës, Gertiola Çepani në një intervistë në media.

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Sektorët kryesorë ku janë siguruar kontratat e punës renditen shërbimi, akomodi, ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...