Shifrat e investimeve gjermane në Shqipëri: Mbi 1.2 miliard euro për energjinë, ujin e mbetjet

Data:

Shpërndaje:

Vlora ka një vend të ri të depozitimit të mbetjeve. Landifilli i Sherishtës, pjesë e një bashkëpunimi financiuar gjerman ka nisur të funksionojë zyrtarisht. Projekti ka një vlerë totale prej 24.96 milion euro, nga të cilat 12 milion euro janë kredi e dhënë nga KFË dhe pjesa tjetër grant.

“Kemi filluar te perforim qelizen e pare te landfillit te sherishtes. Fillim parcial mund te themi se vetem hedhim mbetjet urbane ne kete landfill, nderkohe qe jemi ne punime te vogla per te vendosur ne funksion edhe fabriken qe kemi pas, qe do te sherbeje me vone edhe per te matur te gjitha ato mbetje qe hyjne ne kete vend depozitim dhe patjeter qe bejme edhe diferencimin e tyre ne momentin qe vine ne landfill.  Prodhimi i mbetjeve shkon deri me 600 ton mbetje në dite.”

Fusha që depoziton prej 40 vitesh mbetje në qytetin e Vlorës vijon të përfshihet nga flakët, por çfarë parashikon projekti për këtë problematikë më të ndjeshme për qytetarët dhe turistët gjatë verës.

“Ka një fazë të tretë projekti, atë të kapsulimit të plote të fushës së mbetjeve në Vlorë. Po bëjmë një operacion pilot atje, me qëllim që të bëjmë sa të mundemi, me mjete rrethanore po themi apo me mjete që ne kemi në dispozicion, po përdorim dheun por asnjëherë ndërhyrje me teknikë të lartë sepse ai është projekt që do të mbulohet nga KFË. 40 vite mbetje të kompostuar në atë fushë vetëm me magji mund të pretendojmë që zjarri të mos jetë prezent.”

Po në qarkun e Vlorës, qeveria gjermane ka financuar një investim prej 5.3 milionë eurosh në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Orikum. Investimi i rëndësishëm edhe për procesin e integrimit në BE, pjesë e grup kapitujve për mjedisin do t’u shërbejë 53 mijë banorëve.

“Ka për qëllim rehabilitimin e impiantit ekzistues, ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që përbën rreth afro 30 kilometra kryesor e sekondar.”

Rreth 60 milion euro ka kushtuar projekti që bashkëfinancohet nga banka gjermane për zhvillim, shteti shqiptar dhe pjesa tjetër grant nga Bashkimi Europian.

“Siguri energjitike dhe lidhjen e Shqipërisë në rajon. Nëse iu kujtohet në vitin 2005 kemi pasur një mungesë të energjisë dhe një linje që mund të importonim ishte linja me Greqinë, ndërkohë me këtë linjë kemi siguri.”

Në total investimet gjermane në Shqipëri kapin vlerën e 1.2 miliard eurove. Këto para kanë shkuar kryesisht për sektorin energjisë, ujit dhe trajtimit të mbetjeve.

” Gjermania është partneri më i vjetër dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë, në kohë të mira dhe të vështira. Bahskëpunimio financiar ka nisur që nga viti 1998 dhe ne përpiqemi të mbulojmë fusha që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.  Gjithashtu në bujqësi, sepse duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit, sidomos në zonat rurale ku alternativat janë më të pakta. E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin e energjisë, sepse çdo zhvillim ekonomik do të varet nga furnizimi i qëndrueshëm me energji.”/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...