Samir Mane shet rrjetin e marketeve SPAR

Data:

Shpërndaje:

Rrjeti i dytë më i madh i marketeve në Shqipëri, Spar Albania, ka ndërruar pronar. Kompania kosovare Viva Fresh Group njoftoi se ka arritur marrëveshjen me grupin Balfin për blerjen e zinxhirit të supermarketeve SPAR.

“Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.
Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e të dyja vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe modernizimit të tregut,” njoftoi kompania kosovare.

Spar Albania është themeluar në prill të vitit 2015. Kompania numëron mbi 930 punonjës në zinxhirin e supermarketeve të saj dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej rreth 107 milionë eurosh. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB, fitimi neto i kompanisë për vitin 2024 ishte 3.4 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...