Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Data:

Shpërndaje:

Një analizë e re nga Data4X ka vënë në pah dallimet e mëdha mes çmimeve në tregun tradicional (marketet e lagjes) dhe atë modern (supermarketet) në Kosovë. Të dhënat e analizuara për vitin 2024 tregojnë se tregu tradicional mbetet më i shtrenjtë, ndërsa zinxhirët modernë të marketeve, të cilët përfaqësojnë rreth 75% të vlerës së tregut, ofrojnë çmime mesatarisht më të ulëta për produktet bazike.

Si pjesë e kësaj analize, Data4X ka krahasuar zinxhirin më të madh të marketeve dhe gjashtë zinxhirët tjerë kryesorë, duke vërtetuar se tregu modern ofron alternativa më të favorshme për konsumatorët.

Qëllimi i këtij studimi është të rrisë transparencën në sektorin e shitjeve me pakicë dhe të nxisë bashkëpunimin mes zinxhirëve të marketeve për të përmirësuar qasjen në të dhëna dhe për të siguruar raportim më të saktë. Të dhënat e sakta dhe të qasshme janë thelbësore për optimizimin e çmimeve dhe krijimin e një tregu më të drejtë për konsumatorët.

Kjo analizë pasqyron të dhënat për vitin 2024 dhe synon të ndihmojë konsumatorët dhe bizneset të marrin vendime më të informuara mbi çmimet dhe ofertat në tregun kosovar,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...