Sa investuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri? Përgjatë një dekade shifra vlerësohet në 334 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Bizneset nga Kosova duket se kanë rritur interesin për të investuar në Shqipëri. Në vitin 2024, ato investuan mbi 95 milionë euro, kryesisht në fushën e tregtisë dhe ndërtimit.

Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy shteteve të ketë një interes të shtuar, i cili reflektohet tek shifrat e investimeve por edhe tregtisë së jashtme vit pas viti.

Krahasuar me vitin 2023, rezulton se fluksi i investimeve të drejtpërdrejta të Kosovës në Shqipëri është rritur me 1.8%, ose me rreth 22 milionë euro.

Nëse marrin në konsideratë periudhën 10-të vjeçare shohim se në total investitorët nga Kosova kanë investuar në Shqipëri rreth 334 milionë euro.

Pesha që kanë investimet e Kosovës në Shqipëri ndaj totalit vlerësohet në rreth 6% për vitin 2024, me një rritje nga 4.8% në vitin 2023

Ndërkohë, nga ana tjetër, stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 421 milionë euro, në rritje vjetore me 37%.

Të dhënat nga “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës” tregojnë se edhe Investimet e Shqipërisë në Kosovë vitet e fundit janë rritur ndjeshëm. Për vitin 2024 ato vlerësohen në 88.2 milionë euro, nga 64.5 që ishin në vitin 2023.

Tendenca ka qenë në rritje vitet e fundit. Nëse i referohemi një dekade rezulton se Shqipëria në Kosovë ka investuar në total rreth 419 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Bie çmimi i arit, ndërsa nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e arit ranë të hënën, nën presionin e shqetësimeve se rritja e kostove të naftës mund të...