Rritje e PBB-së në tremujorin e dytë prej 3,4 për qind

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 4 shtator – Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur për 3,4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, rritje më e lartë është vërejtur në sektorët: Ndërtimtari nga 7,3 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë: riparim i automjeteve dhe motoçikletave: Transport dhe magazinim: Aktivitete akomodimi dhe shërbimi ushqimor nga 6,0 për qind dhe Miniera dhe gurore; Prodhim industrial: Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar; Furnizim me ujë; trajtim i ujërave të zeza, menaxhim i mbeturinave dhe aktivitete të përmirësimit mjedisor nga 3,9 për qind.

Konsumi përfundimtar i familjeve, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, në tremujorin e dytë të vitit 2025, është rritur nominalisht për 6,1 për qind dhe pjesëmarrja e tij në strukturën e produktit të brendshëm bruto është 68,5  për qind.

Në të njëjtën periudhë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur nominalisht për 6,4 për qind, dhe importet e mallrave dhe shërbimeve gjithashtu shënuan rritje në terma nominalë nga 7,3 për qind.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonale dhe kalendarike, norma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të 2024 është 3,2 për qind, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...