Rritje e eksportit për 1,8 për qind

Data:

Shpërndaje:

Vlera e përgjithshme e shumës së mallrave nga Maqedonia në periudhën janar – gusht 2025 është 325 133,2 milionë denarë dhe shënon rritje prej 1,8 për qind në rpaort me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara është 464 340 milionëd enarë që është për 2,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve sipas Klasifikimit standard tregtar ndërkombëtar tregon se në eksport pjesëmarrja më e madhe është e katalizatorëve të bartësve me metale fisnike apo bashkëdyzime të tyre, pakot e përçuesve për djegie dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë apo anije, pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të bartësve. Në import më të përfaqësuara janë vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bitumenoze (përveç lëndëve të para), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara apo në formë pluhuri, platini dhe legurat e platinit, të papërpunuara apo në pluhur dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar – gusht 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, më së shumti është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilët marrin me 47.7% në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të BE-së marrin pjesë me 59.8% në këmbimin e përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...