Rritja e çmimeve shqetëson qytetarët: Gjithnjë e më e vështirë të mbulohen shpenzimet

Data:

Shpërndaje:

Fushata zgjedhore ka lënë në hije ankesat e qytetarëve për çmimet e larta të produkteve bazë, të cilat sipas tyre po arrijnë kulmin. Qytetarët thonë se mezi po ia dalin të mbijetojnë pasi çmimet vetëm po rriten.

“Gënjejnë, gënjejnë, gjithçka po rritet, gënjejnë, nuk ka asgjë. Ndoshta do t’i ulin para Vitit të Ri, sepse është shumë e vështirë t’i ulësh, rriten natën dhe ja nesër në mëngjes do të gjeni çmime të reja”, tha një qytetar.

“Është njësoj, asgjë. Është kamuflazh. Asgjë nuk është njësoj, gjithçka është rritur”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Është njësoj, asgjë nuk është më e lirë. Vetëm më shtrenjtë”, nënvizoi një qytetar.

“Mendoj se për standardin e qytetarëve, çmimet janë të larta”, tha një qytetar.

Ndërkohë llogaritjet e fundit të Sindikatës tregojnë se në tetor, jetesa ishte më e shtrenjtë se në shtator. Shporta minimale sindikale, e cila llogarit shpenzimet e jetesës së një familje me katër anëtarë, shënon rritje prej 467 denarë. Sipas Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, një familjeje me katër anëtarë i duhen 65,544 denarë për të kaluar muajin, ndërsa pothuajse 24 mijë denarë nevojiten vetëm për ushqim.

Të dhënat tregojnë se nëse familja do të jetonte në banesë me qira prej 60 metra/katrorë, do t’i duhen pothuajse 81.000 denarë. Nëse e krahasojmë me vlerën e shportës nga muaji i kaluar, ajo arriti në 65.077 denarë. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...