Rritja më e madhe e pagës krahasuar me një vit më parë është për administratën publike, sigurimin social të detyrueshëm, arsimin, shëndetësinë dhe aktivitetet e punës sociale me 16.7%.

Rritjen më të vogël e ka industria me vetëm 5.2%.

Sipas INSTAT, profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë: menaxherë, ligjvënës, drejtorë ekzekutivë dhe specialistët me arsim të lartë (profesionistë).

Sa i përket aktiviteteve ekonomike që paguhen më lart se mesatarja kombëtare janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit si dhe informacioni dhe komunikacioni.

“Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta”, thuhet në raportin e INSTAT./tvklan.al