Rriten sërish çmimet e produkteve të konsumit

Data:

Shpërndaje:

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 2.9 për qind në mars, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.8 për qind në muajin mars.

Rritje të çmimeve në mars kanë shënuar kafeja, çaji dhe kakaoja me 17.1 për qind, perimet 8.7 për qind dhe mishi me 8.3 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 2.1.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,9% në muajin mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet: kafe, çaj dhe kakao (17,1%); perime (8,7%); mish (8,3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%); qumësht, djathë dhe vezë (7,1%); pemë (6,7%); pije alkoolike (6,3%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); shërbime hoteliere (5,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); këpucë (5,4%); shërbime financiare (5,2%); shërbime ambulantore (5,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%); kujdes personal (4,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,2%); duhan (2,9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2,4%); veshje (2,4%); bukë dhe drithëra (2,1%); pajisje shtëpiake (1,9%); shërbime për transport (1,8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,3%)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie e çmimeve për lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 6,7 për qind, si dhe karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-5,0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,6 për qind) në IHÇK.

Kurse, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,8% në muajin mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (5,3%); pemë (4,5%); shërbime ambulantore (3,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2,7%); këpucë (2,6%); shërbime hoteliere (2,5%); kafe, çaj dhe kakao (2,4%); mish (2,3%); pije alkoolike (1,8%); kujdes personal (1,6%); qumësht, djathë dhe vezë (1,4%); shërbime për transport (1,3%); veshje (1,2%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,0%); bukë dhe drithëra (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, bën të ditur ASK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...