Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE

Data:

Shpërndaje:

Shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Evropian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare.

Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e EUROSTAT-it për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre.

Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit. EUROSTAT-it raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër, që përfshin vetëm ikjet zyrtare, pa llogaritur ata të paregjistruar, që punojnë në të zezë, apo ata që ikin për punësim sezonal, është sa 13% e të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Ikja në këto përmasa ka bërë që gjetja e fuqisë punëtore të bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues, që po pengon planet e bizneseve vendase për të menaxhuar aktivitetin e përditshëm dhe mbi të gjitha për t’u zgjeruar me investime të reja.

Numri më i lartë i lejeve u dha në 2022, me rreth 22 mijë të tilla, por dhe në dy vitet në vijim janë dhënë mesatarisht 18-19 mijë lekë në vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...