Rregullat e Apple Store janë ende në shkelje të rregullores Europiane

Data:

Shpërndaje:

Pas gjobës prej 500 milionë eurosh të vendosur ndaj Apple në prill, Komisioni Evropian (KE) thotë se Apple ende nuk është në përputhje me Aktin për Tregjet Digjitale (DMA) dhe ka më pak se 30 ditë kohë për t’u reaguar. DMA kërkon që Apple të lejojë zhvilluesit të informojnë klientët e tyre për shitje apo oferta të tjera jashtë App Store-it.

Në dokumentin 68-faqësh të publikuar sot nga vendimi i KE-së në prill, komisioni arriti në përfundimin se politikat e Apple janë qartësisht anti-konkurruese dhe tha se kompania kishte shtuar pengesa të panevojshme — të quajtura rregulla “kundër-drejtimit” (anti-steering) — për përfundimin e transaksioneve të jashtme.

Një nga këto strategji “anti-steering” që KE e kritikoi ishte përdorimi nga Apple i të ashtuquajturave “fletë frikësuese” (“scare sheets”). Kur përdoruesit klikojnë për të kaluar në një lidhje të pagesës së jashtme, shfaqet një mesazh që lexon: “Jeni duke u drejtuar drejt një faqeje të jashtme. Apple nuk është përgjegjëse për privatësinë apo sigurinë e blerjeve të bëra në internet.” Apple mund të përballet me gjoba periodike të konsiderueshme deri në pesë përqind të të ardhurave globale ditore nëse nuk i përputh politikat e saj me rregullat e BE-së.

Në një deklaratë për 9to5Mac, Apple shprehu zhgënjimin e saj me detajet e sapo publikuara, duke thënë: “Nuk ka asgjë në vendimin 70-faqësh të publikuar sot që të justifikojë veprimet e synuara të Komisionit Evropian kundër Apple, të cilat rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë në Evropë dhe na detyrojnë të japim teknologjinë tonë falas.” Më tej në deklaratë, kompania e quajti vendimin “të dëmshëm për inovacionin, të dëmshëm për konkurrencën, të dëmshëm për produktet tona dhe të dëmshëm për përdoruesit.”

Apple do ta apelojë vendimin përpara afatit të 22 qershorit të përcaktuar nga KE. /PCWorld Albanian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nga serverët në Tokë te superkompjuteri orbital, basti ekstrem i Elon Musk

Inteligjenca artificiale po riformëson industri në mbarë botën, dhe planet e SpaceX për qendra të dhënash të bazuara...

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aplikacion që ju ndihmon të shmangni gjobat në trafik (FOTO)

Shumë shoferë përdorin Waze, një aplikacion navigimi që ka të shënuara shumicën e kamerave të sigurisë dhe ju...

10 aplikacionet mobile që harxhojnë më shumë bateri

Edhe pse telefoni karikohet çdo ditë deri në 100 për qind, në përdorim real bateria shpesh zbrazet shumë...