RMV, nga e premtja deri në orën 10:00, të gjitha çmimet në markete dhe farmaci duhet të përditësohen

Data:

Shpërndaje:

Nga data 18 prill, të gjithë shitësit me pakicë në vend do të jenë të detyruar të publikojnë çmimet e përditësuara të produkteve që ofrojnë në dyqanet e tyre çdo mëngjes, jo më vonë se ora 10:00. Kjo buron nga Rregullorja e re e miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës më 3 prill, e cila rregullon në mënyrë të detajuar obligimet lidhur me transparencën e çmimeve në shitjet me pakicë, transmeton Portalb.mk.

Çdo produkt duhet të publikohet me të dhënat e mëposhtme:

  • Emri i produktit (duke përfshirë markën dhe modelin)
  • Cmimi i rregullt i shitjes me TVSH
  • Çmimi për njësi matëse (kilogram, litër, metër)
  • Përshkrimi i produktit dhe disponueshmëria aktuale
  • Çmimi me zbritje, nëse promovimi është aktiv
  • Kohëzgjatja e zbritjes ose promovimit

Ky informacion duhet të përditësohet çdo ditë pune, për çdo objekt veç e veç. Në rast të një gabimi teknik, tregtari është i detyruar ta korrigjojë atë brenda 24 orëve.

Kush përfshihet dhe kush përjashtohet?

Detyrimi vlen për të gjithë shitësit me pakicë me pika të shumta dhe një gamë të gjerë produktesh. Mikro-tregtarët dhe tregtarët individualë janë të përjashtuar nga ky detyrim. Tregtarët kanë 45 ditë kohë për të rregulluar veprimtarinë e tyre, pra deri më 18 prill 2025. Akti nënligjor që e rregullon këtë është publikuar dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit – më 14 mars.

Ndërkohë, një duzinë kompanish IT kanë ofruar tashmë zgjidhje të platformës së internetit, përmes të cilave konsumatorët do të mund të monitorojnë çmimet e produkteve dhe ndryshimet në kohë reale. Zhvillimi i një sistemi të tillë kushton nga 30.000 deri në 1 milion denarë – varësisht nga madhësia e tregtarit – dhe mirëmbajtja mund të kushtojë disa qindra mijë denarë në muaj.

Edhe pse afati është zyrtarisht 18 prilli, jozyrtarisht, mendohet një shtyrje deri në 1 maj për shkak të sfidave teknike dhe nevojës për përshtatje.

Mbikëqyrje inspektuese dhe dënime

Me ndryshimet e ligjit parashihen edhe dispozita të reja kundërvajtëse, përkatësisht dënime për tregtarët që nuk veprojnë në përputhje me rregulloret. Mbikëqyrja do të kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili do të marrë kompetenca të zgjeruara për kontroll dhe veprim.

Një rregullore e tillë tashmë ekziston në Kroaci, Itali dhe Izrael, dhe tani Maqedonia po bën një hap në atë drejtim – në mënyrë që të mbrojë blerësit vendas nga çmimet e pakontrolluara dhe zgjedhjet e painformuara.

Kujtojmë që më 20 shkurt 2025 hyri në fuqi vendimi i qeverisë për ngrirjen e marzheve në 102 grupe produktesh, pra mbi 1000 produkte me pakicë dhe shumicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...