Reshjet të favorshme për bujqësinë, fillon mbjellja e kulturave të hershme hortikulturore

Data:

Shpërndaje:

Reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta që këto ditë e përfshin vendin janë me rëndësi të madhe për kulturat bujqësore. Siç njoftojnë agrometeorologët nga DPHM-ja, kërkesat për ujë janë të larta, lagështia nevojitet për përgatitjen e tokës pranverore për mbjelljen e kulturave të caktuara, si dhe vendosjen e suksesshme të kulturave gjatë periudhës së zhvillimit pranveror.

Temperaturat e ulëta të mëngjesit kanë qenë brenda kufijve të qëndrueshmërisë për të korrat.

“Kjo është periudha kur fillon mbjellja e kulturave të hershme të kopshtit. Këtu përfshihen disa kultura bimore me gjethe, rrënjë dhe bulboze, ndërsa shumica e tyre janë rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Patatet e hershme preferohet të mbillen kur temperatura e tokës në një thellësi prej 10 centimetra është rreth 7-8 gradë. Karotat janë mjaft rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Farërat mbijnë në 3-4 gradë, bimët e reja i rezistojnë ngricave dhe temperaturave deri në -4 gradë. Shumica janë rritur në serra dhe tunele. Njëjtë është edhe spinaqi një bimë rezistente ndaj të ftohtit, bimët me rrënjë të mira mund të përballojnë -10 gradë”, sqarojnë agrometeorologët.

Sipas tyre, nëse kushtet e tokës lejojnë, prodhuesit bujqësor duhet të vazhdojnë të kujdesen për të mbjellat, me përgatitjen e  tokës për mbjelljen e hershme pranverore të disa kulturave kopshtare, duke aplikuar plehrat e nevojshme, si dhe duke aplikuar të gjitha aktivitetet e nevojshme bujqësore dhe masat agroteknike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...