Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë

Data:

Shpërndaje:

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot në seancën e Qeverisë do të paraqesin raport për bojkotin e tregjeve për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve, ku do të përcaktohet nëse do të merren masa të mëtejshme për kontrollin e çmimeve.

Bojkotin e qytetarëve e ka përkrahur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se të njëjtat produkte nga prodhuesit e njëjtë në të gjitha vendet përreth nuk mund të jenë më të lira se në vend, por tha se pret që prodhuesit, distributorët dhe shitësit ta tejkalojnë problemin përmes dialogut.

Nga ana tjetër, nga Lidhja i Dhomave të Tregtisë thonë se supermarketet funksionojnë me marzhe minimale dhe se fuqia e çmimeve është e furnitorëve dhe prodhuesve. Duke cituar rezultatet e një analize, LDHT thekson se supermarketet operojnë me një marzh fitimi mesatar prej 0.83 për qind, ndërsa prodhuesit dhe shpërndarësit arrijnë mesatarisht 4.32 për qind.

Analiza, siç theksohet nga Dhoma, tregoi ekstreme në marzhe fitimi. Disa prodhues kanë marzhe fitimi që i kalojnë shumë ato të supermarketeve.

Sipas shembullit të Kroacisë, konsumatorët në vend kanë bojkotuar tetë rrjetet kryesore të supermarketeve për dy të premte radhazi për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Nëse të premten e parë të bojkotit, tregjet kishin 46.59 për qind rënie të qarkullimit në krahasim me të premten normale, të premten e kaluar xhiroja e tyre u ul me 22.12 për qind

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

“Kontrollet, me fokus pagat”, Tatimet: Më pak aksione verifikuese në terren, por më të thelluara

Administrata Tatimore pritet të angazhohet dhe të nisë punën për vitin e ri, duke përcaktuar sektorët ku do...

Qyteti i vogël bohem që “lindi” dollarin dhe nuk pranon dollarë! Pesë emrat që ka mbajtur monedha më e fuqishme në botë dhe historia...

Sot, ai ka vetëm 2300 banorë, nuk ka banka dhe… as nuk pranon dollarë, pavarësisht se është vendlindja...