Rafuna dhe ambasadori i Bullgarisë flasin për bashkëpunim ekonomik

Data:

Shpërndaje:

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, priti sot ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

 

Sipas njoftimit, ata diskutuan edhe mundësitë për rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm ekonomik.

“Ambasadori Kraevski theksoi rëndësinë e një integrimi më të madh të dy vendeve në nivele të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të mbështetur iniciativat që promovojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ndërsa kryetari Rafuna theksoi se OEK-u është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe për promovimin e mundësive të reja për bizneset kosovare, duke ofruar gjithashtu mbështetje për një infrastrukturë më të fortë që nxit investimet”, thuhet  në njoftim .

Tutje, theksohet se ky takim ka shërbyer si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke hapur mundësi për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për biznes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Institucionet shtetërore të RMV-së do të kryejnë transaksione përmes SEPA-s nga dhjetori

Shkup, 26 nëntor – Nga 9 dhjetori, shteti dhe institucionet do të mund të bëjnë dhe të pranojnë pagesa...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...