Qindra bujq të rajonit të Tetovës akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet

Data:

Shpërndaje:

Mbi 500 bujq të rajonit të Tetovës nuk arrijnë të marrin dëmshpërblimin e vitit 2023 për shkak se komisioni i Qeverisë që është shkalla e fundit, i ka kthyer dokumentet e parashtruara nga Komuna e Tetovës si të pakompletuara. Probleme të njëjta ka dhe në komuna të tjera.

“Përveç që nuk është përcaktuar vlera e përgjithshme e dëmit, po ashtu lënda nuk është e kompletuar edhe në bazë të metodologjisë dhe tabelat që janë pjesë përbërëse e metodologjisë, nuk janë plotësuar konform asaj që kërkon Ligji. Ka edhe komuna të tjera që kanë të njëjtin problem, me kompletimin e lëndës në bazë të metodologjisë, është Velesi, Dollneni, Gjevgjelia e tjera”, tha Fatmir Sabriu, Komisioni qeveritar për kompensimin e dëmeve në bujqësi.
Bujqit ankohen se në prag të sezonit të të mbjellave nuk arrijnë të blejnë materialin e nevojshëm.

“Ne nga ai dëm që patëm jemi në humbje, sepse as gjysmën sivjet nuk e mbërrijmë ta mbjellim sepse nuk kemi buxhet. Nëpër barnatore bujqësore kemi marrë me borxh, tani nuk kemi tua kthejmë paratë dhe s’na japin më”, u shpreh një bujk.

“Nuk kemi para të nisim me mbjellje. Kemi marrë hua në barnatore, s’na japin më se vitin e kaluar kemi humb krejt totalisht. Komuna thotë problemi është në Shkup, ata thonë në komunë të Tetovës, zëvendës ministri thotë si dërgojnë dokumentet në Qeveri për dëmshpërblimet. Na rrejtën na thanë për vit të ri do lëshohen por një Zot e di cilin vit të ri”, u shpreh një tjetër bujk.

Kontaktuam komunën e Tetovës, nga ku thanë se dokumentacioni tashmë është plotësuar dhe brenda një jave kompletohet dosja dhe dërgohet në qeveri. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...