Qeveria paralajmëron kontrolle të përforcuara: Nuk do të lejojmë manipulime me çmimet

Data:

Shpërndaje:

Qeveria nuk do të lejojë kurrfarë trukime për rritje të çmimeve në markete dhe do t’i prëforcojë kontrollet jo vetëm tek tregtarët, por edhe tek distributorët dhe prodhuesit. Më pas, vëmendje e kujdesshme do t’u kushtohet faturave hyrëse, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Siç theksoi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në kuadër të vizitës së punës në Kavadar, situata do të ndiqet dhe nuk do të lejohet sjellje stihike në treg.

“Trukime të tilla nuk do të lejojmë të ndodhin. dikush mund të tentojë të shërbehet me të tilla truqe, por kjo nuk do të ndodhë. Personalisht bisedova me ministrin dhe me drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut për kontroll të përforcuar jo vetëm tek tregtarët, por edhe tek distributorët dhe prodhuesit, të shohim se mos ka ndonjë truk tek faturat hyrëse, jo vetëm lidhur me çmimet në rafte”, potencoi kryeministri.

Sipas tij, është mirë që gjatë periudhës së kaluar prej dy muaj e gjysmë masa me ngrirjen e marzheve është zbatuar në mënyrë të disiplinuar.

“Kjo çoi drejt uljes së çmimeve dhe qetësimit të inflacionit dhe tani, për një muaj kemi inflacion negativ apo deflacion prej -1,3 pëë qind, përderisa në nivel vjetor më i ulëti në rajon dhe mes më të ultëve në Evropë, 2,7 për qind. Do ta ndjekim situatën dhe nuk do të lejojmë sjellje stihike në treg”, porositi Mickoski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...