Qeveria do t’i dhurojë Postës së Maqedonisë 100 automjete

Data:

Shpërndaje:

Posta e Maqedonisë muajin e ardhshëm do të marrë nga Qeveria 100 automjete, 90 furgonë më të vegjës dhe 10 furgonë më të mëdhenj, me të cilat do të mund të përmirësohen kushtet e punës, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përcjell TV21.

Siç informoi Nikoloski në takimin të organizuar nga Agjencia për Postat, po punohet edhe në një program për mbështetje shtesë për Postën.

“Po punojmë edhe në një program që do të nënkuptojë ndihmë shtesë për Postën e Maqedonisë në aspektin e softuerit, makinave për klasifikim, kushteve hapësinore dhe mundësisë për të ofruar shërbimet më të mira në treg. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Agjencinë ka një rol kyç”, tha zëvendëskryeministri.

Në fjalimin e tij në takim, Nikolloski theksoi se duhet të ndryshohen kushtet në tregun e shërbimeve postare.

“Qëllimi im është që Posta e Maqedonisë të rritet, e jo të shkatërrohet, ose të gjithë do të mbajnë barrën njësoj, ose do të marrim vendime të tjera”, potencoi Nikoloski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Banka Popullore, Sllaveski: Inflacioni është stabilizuar

Intervenimi në rritjen e pagave nga sa është paraparë me ligj, do të ndikonte në politikën monetare, tha...

Durmishi: Shporta qeveritare e konsumit është e gatshme por nuk do të nisë në janar

Shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë. Nuk...

Paga neto 45.943 denarë, rreth 9% më e lartë se vitin e kaluar

Paga mesatare neto në Maqedoni është 45.943 denarë, 9% më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të...

Ekonomia amerikane shënon rritje të fortë në tremujorin e tretë

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rritje më të madhe se sa pritej gjatë tremujorit të...