Qepa nuk shitet në Korçë, ankohen fermerët, qindra kuintalë kanë mbetur stok

Data:

Shpërndaje:

Teksa po afron sezoni i ri i mbjelljes së qepës fermerët e Maliqit kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitur.Në disa nga fshatrat e bashkisë me profil bujqësor një pjesë e prodhimit pasi është kalbur gjendet në kanale e lumenj ndërsa pjesa tjetër gjendet në magazina e parcela.  Fermerët tregojnë se edhe pse prodhimi ishte i mbarë çmimi i shitjes për qepën ka qenë i ulët e po ashtu edhe kërkesa nga tregtarët. Në fshatrat Leminot dhe Çaushli vetëm pak fermerë arritën të shesin prodhimin e qepës ndërsa të tjerët

Kanë ende me qindra kuintalë qepë stok. Dëmi për prodhimin e pashitur është i konsiderueshëm çka i bën ata edhe më të pasigurt për të mbjellë përsëri për shkak të situatës se përsëritur

Ashtu si në Devoll ku problemi i tregut bëri që fermerët të braktisin mbjelljen e kësaj kulture edhe në Maliq rrezikon të ndodhë e njëjta situatë dhe qepa apo kultura të tjera të mos mbillen më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...