Polici i rrejshëm i rrjep banorët e Kumanovës – një grua i dha 30,000 euro mashtruesit

Data:

Shpërndaje:

Një grua 65-vjeçare është viktima e tretë e të njëjtës skemë mashtrimi në Kumanovë gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas policisë, ajo humbi 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi, i cili e bindi se vajza e saj kishte aksidentuar një fëmijë dhe se ai mund ta ndihmonte të shmangte ndjekjen penale, me kusht që të paguante 30,000 euro.

“Personi e ka telefonuar duke u prezantuar si punonjës policie dhe e ka informuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident, ku kishte përplasur një fëmijë migrant, dhe se duhet të paguante një shumë të caktuar parash për të shmangur ndjekjen penale. Gruaja i dorëzoi paratë në vendin e caktuar, por më vonë, pasi kontaktoi me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit,” njoftoi policia.

Edhe dje janë raportuar dy raste mashtrimi dhe një tentativë mashtrimi nga tre pensionistë. Me të njëjtën histori, mashtruesi ka arritur të përfitojë 250,000 denarë.

Gjatë gjithë vitit 2024, në Kumanovë janë regjistruar vetëm dy raste të tilla mashtrimi me aksidente trafiku. Policia apelon për kujdes, veçanërisht nga të moshuarit, kur u telefonojnë persona të panjohur, duke mos rënë pre e shërbimeve të rreme dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë në numrin falas 192.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve...

Bislimoski: Kapacitete të reja që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme

Mesatarisht, çdo ditë pothuajse një MW i ri në katër vitet e fundit është lidhur me sistemin e...