Pesë kandidatura për guvernatorë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut

Data:

Shpërndaje:

Gara për guvernatorin e ri të Bankës Popullore po hyn në fazën përfundimtare. Mandati i guvernatores aktuale përfundon më 20 maj, që do të thotë se më 21 maj duhet të kemi guvernator të ri. Kryeministri, Hristijan Mickoski njoftoi se deri të premten do të përfundojnë konsultimet me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe do të dihet se kush do të jetë propozimi për njeriun e parë të institucionit më të rëndësishëm monetar, i cili sipas ligjit kujdeset që inflacioni të mos jetë i lartë dhe mbron vlerën e valutës sonë, denarit.

“Tashmë kemi biseduar me presidenten në lidhje me këtë temë. Ato bisedime pres që t’i vazhdojmë, deri në fund të javës do të kemi qëndrim të qartë. Pres të hënën të informohet Kuvendi, më datën 20 ka seancë, bisedova edhe me kryeparlamentarin për plotësimin e rendit të ditës së datës 20, kështu që afati do të respektohet”, tha Mickoski.

Sipas informacioneve favoritë kryesorë në VMRO-DPMNE është Zoran Stavrevski, ndërsa menjëherë pas tij është Trajko Sllaveski. Por kandidat serioz është edhe guvernatorja aktuale Angellovska-Bezhovska. Por mund të befasojnë edhe favoritët “nën hije”, që janë ish zv.guvernatorja Maja Kadievska-Bojnoviq dhe profesori i ekonomisë Borçe Trenovski.

Megjithatë kush do të jetë kandidatë, në fund pajtueshmëri do të duhet të japë edhe presidentja e shtetit e cila deri te Kuvendi parashtron propozimin për këtë funksion. Kryeministri Mickoski thotë se secili nga kandidatët që dëshirojnë mbështetjen e Qeverisë dhe partive në pushtet, do të duhet të angazhohen për kurs fiks të denarit, e jo për kurs fluktuues apo formim të lirë në raport me euron.

Në rast të mosrespektimit të afatit për zgjedhjen e guvernatorit të ri deri më 21 maj, guvernatorja aktuale vazhdon me kryerjen e detyrës deri në zgjedhjen e pasardhësit të saj ose deri te rizgjedhja e saj. (Tv21)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...