Përzgjedhja e kultivarëve, specialistët: Zgjidhni ato që u rezistojnë kushteve klimatike

Data:

Shpërndaje:

Fermerët e zonës së Maliqit kanë zgjedhur edhe këtë vit disa prej kultivarëve të patates më cilësorë dhe rezistentë ndaj kushteve klimatike të vështira. Varietetet më të përhapura në këtë zonë janë ato që kombinojnë rendimentin e lartë me qëndrueshmërinë në treg dhe cilësinë për konsum, të cilat përdoren gjerësisht për tregun e brendshëm.

Fermerët kultivojnë kultivar të hershëm të cilat dalin më herët në treg dhe kërkohen edhe nga ana e konsumatorit”, u shpreh Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Bashkinë Maliq.

Megjithatë, ky sezon ka sjellë sfida të reja për fermerët për shkak të temperaturave të larta dhe periudhave të zgjatura pa reshje. Kushtet e thatësisë favorizojnë shfaqjen e tenjës së patates.

Duhet bërë kujdes nga mbrojta për sëmundjet e dëmtuesve sidomos nga tenja e patates që është dhe dëmtues problematik”, tha ai.

Me rëndësi është edhe magazinimi i patateve. Patatja është një kulturë që prodhohet masivisht në rang Qarku ku në viti ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton dhe zë një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA./RTSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...