Pensionet me Italinë, udhëzuesi për përfitimin! Dokumentet dhe procedurat që duhen ndjekur!

Data:

Shpërndaje:

Nga ky muaj ka hyrë në fuqi marrëveshja historike mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të periudhave të sigurimeve shoqërore, duke u hapur rruga për përfitimin e pensionit të pleqërisë nga qytetarët që kanë kontribuar në të dy vendet.

 

 

Kjo marrëveshje u jep mundësi mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë punuar në Itali të bashkojnë vitet e punës me ato në Shqipëri, për të përfituar një pension të plotë në përputhje me kontributet e derdhura. E njëjta e drejtë u garantohet edhe shtetasve italianë që kanë punuar në Shqipëri. Bashkimi i periudhave të sigurimit synon të sigurojë që asnjë kontribut të mos humbasë, pavarësisht vendit apo kohës kur është realizuar.

SI FUNKSIONON MARRËVESHJA?

close
volume_off

Nëse një qytetar shqiptar aplikon në Itali për pension, autoritetet italiane do të marrin informacionin për periudhat e sigurimit nga institucionet shqiptare dhe anasjellas. Në fund, përfituesi do ta marrë pensionin në vendin ku banon. Sipas të dhënave zyrtare të Senatit italian, buxheti i parashikuar për pagesën e pensioneve ndaj shtetasve shqiptarë për vitin 2025 kap vlerën 51.6 milionë euro, ndërsa deri në vitin 2032 kjo shumë parashikohet të arrijë në 270 milionë euro.

Marrëveshja mbulon pensionet e pleqërisë, përfitimet nga sigurimet për sëmundje dhe papunësinë, si dhe përfitime të tjera të ndërlidhura. Përfitojnë gjithashtu edhe rreth 4 mijë shtetas italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

KUSHTET PËR PËRFITIM

Në Itali e drejta për pension lind pas 20 vitesh punë, ndërsa në Shqipëri duhen të paktën 15 vite sigurime. Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, qytetarët që nuk i plotësojnë vitet e nevojshme në një shtet, mund të përfitojnë nëpërmjet bashkimit të periudhave të sigurimit në të dy vendet. Bashkimi i periudhave bëhet vetëm nëse ato nuk mbivendosen. Në disa profesione të veçanta, bashkimi bëhet vetëm nëse personi ka punuar në të njëjtin profesion ose në një profesion të ngjashëm në të dy shtetet.

Për shembull, në rastin e një minatori nëntoke, periudhat e punës në këtë profesion si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, bashkohen për të llogaritur pensionin si minator. Në rastet kur personi i plotëson kushtet për pension vetëm në një shtet, atëherë përfitimi llogaritet vetëm mbi bazën e atyre periudhave, pa përfshirë kontributet nga vendi tjetër.

SI LLOGARITET PENSIONI?

Pensioni përllogaritet sipas legjislacionit të çdo shteti përkatës. Nëse njëri shtet nuk ka të mjaftueshme periudha sigurimi për të dhënë pension të plotë, ato bashkohen me kontributet nga vendi tjetër dhe përfituesi merr një pension proporcional. Nëse në një nga shtetet periudha e sigurimit është më pak se 1 vit (52 javë), ajo nuk konsiderohet e vlefshme për përfitim të pavarur, por mund të bashkohet me periudhat në shtetin tjetër vetëm nëse përfituesi e ka të drejtën për pension në atë shtet.

Nëse qytetarit i lind e drejta për pension sipas ligjit shqiptar ose italian, në përllogaritjen e përfitimit mund të përfshihen edhe periudha sigurimi nga vende të treta, për sa kohë ekziston një marrëveshje sigurimesh midis atij vendi dhe Shqipërisë/ Italisë. Pagesat e pensionit mund të bëhen edhe jashtë vendit, sipas të njëjtave rregulla që vlejnë për shtetasit rezidentë në shtetin pagues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...