Paralajmërohet rritja e çmimit të rrymës në Maqedoninë e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Ekspertët e energjisë në emisionin “Biznes 21” thanë se presin një rritje të çmimit të energjisë për qytetarët. Disa besojnë se do të jetë të paktën 10 deri në 20%. Ata thonë se kjo tregohet nga parametrat realë dhe se me këtë çmim, EMV nuk do të mbijetojë. Por ata theksojnë se ky është një vendim politik, jo ekonomik, kështu që do të varet nga sa është e gatshme qeveria të subvencionojë.

“Do të duhej të rritej të paktën për 10 deri 20%. Të paktën. Çështja është se sa është e gatshme qeveria të subvencionojë një pjesë”, tha Anton Çaushevski, profesor universitar.

“Duhet të pritet, nëse i shohim çmimet në aspekt ekonomik, çmimi të rritet…

Pra, nëse ELEM tani e shet për 60 euro, pa 80 ELEM nuk do të mbijetojë, në aspekt financiar nuk do të mbijetojë…”, u shpreh Rubin Taleski – profesor universitar.

“Çmimi për qytetarët varet nga puna e EMV, për shkak se EMV është furnizuesi i vetëm te furnizuesi universal dhe sa janë të gatshëm ata ose të ofrojnë një çmim të tyre ose me përkrahje të qeverisë, sepse në fund qeveria duhet t’i mbrojë qytetarët, i tillë do të jetë edhe çmimi për qytetarët”, potencoi Viktor Andonov – anëtar i Grupit punues për energjetikë nga LSDM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Sllaveski: Banka Popullore mbajti normën bazë të interesit në 4%

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore vendosi të mbajë normën bazë të interesit në 4%. Seanca shqyrtoi të dhënat...

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...