Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Data:

Shpërndaje:

Të gjithë kemi pasur frikë, të paktën një herë në jetën tonë, të kontrollojmë faturën e energjisë.

Shpesh, vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, prandaj duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur.

Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit – shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë, por nuk e kanë dijeninë se sa mund të rritin kostot e tyre të energjisë. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala – nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.

Kompjuterët – megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjutera fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterat, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë – hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo – edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori – TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe te modelet me konsum A +.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...