Pagesa e ndihmës shtetërore për kompanitë e huaja ngec për shkak të zgjedhjeve

Data:

Shpërndaje:

Zgjedhjet e kanë bllokuar pagesën e ndihmës shtetërore për kompanitë e huaja. Sipas përfaqësuesve të bizneseve të huaja që veprojnë në vend, për herë të parë po ndodh të ketë vonesa në këto pagesa, gjë që, siç thonë ata, nuk është shenjë e mirë, raportoi Telma, transmeton Portalb.mk.

Drejtori ekzekutiv i ODV Electric, Ognen Cubalevski, thotë se edhe më herët ka pasur zgjedhje, por pagesat nuk janë vonuar.

“Këtë vit, për herë të parë kemi devijim për shkak të zgjedhjeve. Ende nuk është kryer pagesa e ndihmës shtetërore. Prej 12 vitesh pagesat kanë ardhur në kohë, pavarësisht sa zgjedhje ka pasur, dhe asnjëherë nuk ka pasur vonesa. Këtë vit, për herë të parë nuk paguhet, me arsyetimin se është për shkak të zgjedhjeve lokale. Dhe kjo, mendoj unë, nuk është mirë dhe nuk i duhet Maqedonisë,” deklaroi Cubalevski.

Ndërkohë, kriza në industrinë automobilistike në Gjermani po ndihet edhe në Maqedoni. Meqenëse tregu gjerman po stagnon, po hapet hapësirë për hyrjen e automjeteve kineze, të cilat, megjithatë, nuk janë partnere të investitorëve në Maqedoni.

Sipas Viktor Mizo, kryetar i Këshillit të Investimeve të Huaja, një rol të madh po luajnë tarifat amerikane.

“Tarifat që u vendosën nga administrata Trump, kryesisht për prodhuesit premium të automjeteve në Europë, të cilët tregun më të madh e kanë në SHBA, ajo tarifë shtesë prej 15% po ndikon ndjeshëm në shitjet e Mercedesit, BMW-së dhe Range Roverit. Ne prodhojmë komponentë pikërisisht për këto kompani. Nëse shikoni shifrat e fundit për profitabilitetin e tyre, do të shihni se fitimi i Porsche për nëntëmujorin është ulur mbi 95% krahasuar me një vit më parë. Situata është e ngjashme edhe te Mercedes dhe Volkswagen,” u shpreh Mizo.

Për shkak të këtyre problemeve, kompanitë Aptiv dhe Dura janë pranë mbylljes së kapaciteteve të tyre në zonën industriale të Shkupit. Kompani të tjera kanë ulur numrin e të punësuarve, ndërsa disa kanë hequr turnet e punës.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore, vitin e kaluar në dy tremujorët e parë, investimet e huaja direkte arritën rreth 560 milionë euro. Këtë vit, në të njëjtën periudhë, ato janë përgjysmuar, duke rënë në pak mbi 220 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...