Organizata e konsumatorëve me propozim: Të krijohet mjet që do të krahasojë çmimet e produkteve

Data:

Shpërndaje:

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë propozon krijimin e një mjeti për krahasimin e çmimeve të produkteve, të cilat tregtarët janë të detyruar t’i publikojnë në faqet e tyre zyrtare të internetit, sipas ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës thonë se duhet të kalojë një muaj nga zbatimi i detyrimit për të parë rezultatet, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një faqe të përbashkët ku qytetarët do të mund të kontrollojnë çmimet e produkteve.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, theksoi se Inspektorati i Tregut është në terren dhe do të reagojë aty ku do të zbulohen shkelje të detyrimit ligjor për zbatimin e Ligjit. Përndryshe, që nga 18 prilli, supermarketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobilieve janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre zyrtare të internetit çmimet me të cilat shesin produktet.

“Në aspektin e publikimit të çmimeve në faqet e internetit të supermarketeve, Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) nuk ka marrë ankesa. Ne mendojmë se mjeti që po e përdorin tregtarët duhet të jetë më i dukshëm dhe produktet të jenë më të identifikueshme, sepse njerëzit ankohen. Dikush që dëshiron të blejë pesë apo gjashtë produkte, duhet t’i kërkojë ato në të gjitha listat që publikohen dhe të kalojë online nga një supermarket në tjetrin për t’i gjetur. Nëse do të kishim një mjet krahasues dhe të unifikuar, kjo do të mund të bëhej shumë më shpejt”, tha Narijana Lonçar Velkova, kryetare e OPM-së.

“Në shekullin 21, mendoj se para qytetarëve çmimet nga të gjitha supermarketet duhet të prezantohen publikisht dhe në mënyrë transparente, në mënyrë që ata vetë të vendosin se ku do t’i shpenzojnë paratë e tyre. Sa janë apo nuk janë të qarta këto informacione, nuk mund të them tani. Këtë do ta përmbledhim pas një muaji nga zbatimi i ligjit. Ndoshta do të shkojmë drejt një faqeje të përgjithshme ose një informacioni të përmbledhur që do të japë rezultate të mira, në mënyrë që qytetarët vetë, në mënyrë transparente, të mund të kontrollojnë çmimet aty ku blejnë “, shtoi Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...